Vllaznia është rikthyer te fitorja në Superiore, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Kastriotin. Në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”, kuqeblutë kanë dominuar miqtë duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim fitoren.
Shkodranët zhbllokuan shfrat në minutën e 10. Aralica gjeti rrugën e golit pas një përgjumje në mbrojtjen e Kastriotit.
9 minuta më vonë, skuadra e drejtuar nga Bërdariç gjeti edhe golin e dytë. Ardit Hoxhaj shënoi me kokë nga goditja e këndit. Sulmuesi vlonjat rikthehet te goli.
Në pjesën e dytë pati për gola të tjerë ndërkohë dhe në minutën e 57 sërish Hoxhaj shënoi për vendasit.
Në minutën e 77 ishte Ajazi që realizoi golin e nderit për krutanët me ndeshjen që u mbyll 3-1 në favor të Vllaznisë, që shkon për momentin në vendin e tretë me 13 pikë.