
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate. Kuvendi është mbledhur për të miratuar ndryshimet në qeveri, por demokratët kanë kundërshtuar vendimin e Kuvendit për të mos lejuar debatin.
Ishte kreu i grupit demokrat, Enkelejd Alibeaj, ai i cili u shpreh se po shkelet hapur rregullorja dhe ligji, pasi opozitës po i mbyllet e drejta e fjalës.
“Ministrat nuk janë lojtarë basketbolli, heq një mbrojtës për të vendosur një sulmues. Janë njerëz të cilët marrin topin, që është fati i shqiptarëve. Nuk keni asnjë të drejtë tu hiqni të drejtën deputetëve dhe qytetarëve për të kuptuar se kush i qeveris. Pse po vijnë ato që do i qeverisin sot e mandej. Sot, tani në këtë seancë t’u ktheni Parlamentin deputetëve, shqiptarëve. Të dëgjojmë, të diskutojmë dhe të shqyrtojmë aktet e para të Presidentit të Republikës.
Dje më thirrët në pikë të mëngjesit për një kërkesë nga autoriteti i dosjeve. Të pyeta çfarë është kjo. Është një iniciativë legjislative më thatë. Sa herë që ka kërkesa për ndryshime ligjore, autoriteti nuk ka të drejtën për të propozuar ndryshime ligjore. Ndërsa sot për çështjen më të rëndësishme, kontrollin e deputetëve, ju na hiqni të drejtën e fjalës. Që qeveria është private, e dinë të gjithë .QË parlamenti të bëhet privati juaj, kjo është e papranueshme”, tha Alibeaj.