Politike17 Gusht 2022, 16:34

“Ktheni timonin se do përplasemi”, Panariti paralajmëron inflacionin me dy shifra: Është më i lartë se ai që tregon qeveria

Shkruar nga Pamfleti
“Ktheni timonin se do përplasemi”, Panariti paralajmëron

Ish-ministri, Edmond Panariti i bëri thirrje qeverisë të veprojë menjëherë për të parandaluar pasojat e rënda të inflacionit në vend.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ish-ministri i LSI-së është shprehur se inflacioni nuk është më 7.5 për qind, por tani më ka arritur me dy shifra.

Panariti shtoi gjithashtu se çmimet po rriten brenda orës dhe jo ditëve dhe se po ndjehet gjithnjë e më tepër nga qytetarët rënia e lekut.

Kthejeni 180 gradë timonin e drejtimit, se do përplasemi! Inflacioni në Shqipëri është dyshifror! Për këtë nuk kam dyshim. Jo më 7,5 %, sipas sahatit të ndryshkur të statistikave tona. Çmimet rriten me orë jo me ditë.. Në mëngjes janë X, pasdite X+1. Të gjithë e ndjejnë pafuqinë e lekut, në tregje, shërbime, detyrime, kredi, interesa. Mos plotësim alarmant i nevojave bazë për shtresa gjithnjë e më të gjera. Kthejeni 180 gradë timonin e drejtimit, se do përplasemi!”, shkruan Panariti.

Politike #Panriti inflacioni lartë