Sport29 Dhjetor 2022, 21:32

“Ktheu futbollin në art, trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë”, Mesi-Nejmar-Mbape-CR7 shprehin ngushëllime për Pelenë

Shkruar nga Pamfleti
“Ktheu futbollin në art, trashëgimia e tij nuk do të

“Ktheu futbollin në art, trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë”, Mesi-Nejmar-Mbape-CR7 shprehin ngushëllime për Pelenë

Legjenda e Brazilit, Pele ka humbur jetën në moshën 82-vjeçare, duke hidhëruar të gjithë botën e futbollit. Ai vuante prej kohësh nga kanceri në zorrën e trashë dhe sot iu bashkua në qiell legjendës argjnetinase, Diego Armando Maradona.

Edson Arantesh do Nashçimento (lindur më 23 tetor 1940) i njohur gjerësisht si Pele, luajti futboll për plot 21 vite. “Mbreti” konsiderohet nga ekspertët si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të Pelesë, kanë reaguar edhe Mesi, Ronaldo Nejmar dhe Mbape.

CR7 shprehet se Pele ishte një frymëzim për miliona njerëz në të gjithë botën, dhe do të jetë një referencë për të gjithë futbolldashësit përgjithmonë.

Ronaldo: Ngushëllimet e mia të thella për të gjithë Brazilin, dhe në veçanti për familjen e Edson Arantes do Nashçimento. Një “lamtumirë” e thjeshtë për Mbretin e përjetshëm Pele nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që e gjithë bota e futbollit po vajton aktualisht. Një frymëzim për miliona njerëz, një referencë dje, sot dhe përgjithmonë. Dashuria që më tregove përherë ishte e ndërsjellë në çdo moment që ndamë edhe nga distanca. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej adhuruesve të futbollit. U prehsh ne paqe “Mbreti” Pele.

7 herë fituesi i Topit të Artë, ka publikuar në Instagram disa foto me legjendën braziliane. Në krah të postimit, Mesi shkruan thjesht: U prehsh në paqe Pele. Një reagim i shkurtër, ku mund të thuhet që është i pritshëm nga një argjentinas.

Mesi: U prefsh në paqe Pele.

Ylli brazilian, Nejmar, i është bashkuar një vërshimi homazhesh pas lajmit për vdekjen e “Mbretit Pele”.

A post shared by NJ ?? (@neymarjr)

Nejmar: Para Pelesë, 10 ishte thjesht një numër. E kam lexuar këtë frazë diku, në një moment të jetës sime. Por kjo fjali, e bukur, është e paplotë. Unë do të thoja se para Pelesë, futbolli ishte thjesht një sport. Pele ka ndryshuar gjithçka. Futbollin e ktheu në art, në argëtim. U dha zë të varfërve, njerëzve me ngjyrë dhe ngriti në pedestial Brazilin. Futbolli dhe Brazili kanë ngritur statusin e tyre falë Mbretit! Ai ka ikur, por magjia e tij mbetet. Pele është PËRGJITHMONË!!

Kilian Mbape: “Mbreti i futbollit na ka lënë por trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë. U PREHSH NË PAQE MBRET”

Sport Kilian Mbape Kristiano Ronaldo Lionel Mesi Nejmar Pele