Aktualitet 7 Janar 2023, 07:18

Kthjellime dhe temperatura deri në 14°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, edhe ditën e sotme territori Shqiptar pritet që në orët e para të ditës të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave në zonat malore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjelli shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin tonë, por vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Tirana #Moti #7janar