Aktualitet30 Dhjetor 2022, 07:29

Kthjellime dhe temperatura deri në 16°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti
Kthjellime dhe temperatura deri në 16°C, njihuni me parashikimin e

Prej disa ditësh i gjithë vendi ynë ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që edhe e premtja të sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash, të cilat nuk do të mund të gjenerojnë reshje në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2–3 ballë.

Kosova

Vlerat e larta barike do të sjellin në Kosovë dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24_orëshit, KU kthjellimet pritet të jenë më të dukshme në pjesën e parë të ditës. Ndërsa orët vijuese do të sjellin kalime vranësirash në të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV deri në orët e mesditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin, por do të ketë edhe kalime të lehta vranësirash kryesisht në zonat Lindore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime vranësirash në të gjithë MV.

Rajoni dhe Evropa

Vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike të sjellin reshje dëbore në Vendet Nordike dhe në Lindje të kontinentit. Po ashtu dhe Europa Qëndrore do të jetë nën ndikimin e vranësirave e reshjeve të shiut dhe të dëborës. Ndërsa Europa Jugore do të mbizotërohet nga alternimet e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.

 

Aktualitet moti