Aktualitet18 Dhjetor 2022, 07:42

Kthjellime dhe temperatura deri në 18 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti
Kthjellime dhe temperatura deri në 18 gradë, njihuni me parashikimin e

Foto Ilustruese

Që në orët e para të ditës Shqipëria do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas MeteoAlb, qytetet e zonës bregdetare dhe të ulëta do të kenë intervale të shumta me kthjellime. Ndërsa në zonat malore do të jenë më të dukshme vranësirat kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Aktualitet moti