Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta me shi të dobët do të ketë në zonat perëndimore, por gjysma lindore do të jetë pa reshje deri në mesditë.
Pasditja dhe orët në vijim mbeten me vranësira dhe reshje afatshkurtra, por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me kthjellime.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes kur minimumi shënon 4-5°C por ulen me 2°C vlerat termike të mesditës duke shënuar jo më lart se 21°C.
Era do të fryjë kryesisht mesatare nga drejtimi jugor por deri e fortë në det ku pritet dallgëzim rreth 4 ballë.