Aktualitet21 Maj 2018, 21:34

Ku e gjeti zërin e Agron Xhafajt për analizën shkencore? Ja çfarë deklaron kryeministri

Shkruar nga Pamfleti
Ku e gjeti zërin e Agron Xhafajt për analizën shkencore? Ja

Ku e gjeti zërin e Agron Xhafajt për analizën shkencore? Ja çfarë deklaron kryeministri

Edi Rama ka folur në një intervistë në Abcnews se si u bind për të mos e shkarkuar Fatmir Xhafajn nga detyra si Ministër i Brendshëm përmes një analize shkencore të kryer nga një agjensi e huaj.

Por kryeministri nuk dha asnjë detaj mbi këtë agjensi dhe për mënyrën si u krye përgjimi.

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se si u krahasua zëri i Agron Xhafaj nga kjo agjensi me zërin që është në audiopërgjim, Rama nuk mundi të japë shpjegime apo detaje konkrete, por tha se në këtë çështje janë të përfshira “struktura”.

“Eshtë e kotë të insistoj në këtë, sepse në fund të fundit, kjo është fjala e një pale dhe çfarëdo detaji të jap unë, nuk përbën argument për atë që ka dyshime.

Në Vlorë dëshmitari X njihet si një personazh kaq i marrë fund në rrugët e qytetit të kthehet në një hero mediatik. Ka njerëz që e dinë që është farsë, komuniteti në Vlorë e njeh dëshmitarin X dhe janë të skandalizuar si mund të kthehet ky personazh në hero të opozitës, ndërkohë që ka edhe të tjerë që kanë dyshime dhe atyre unë iu them që fjala ime vlen aq sa vlen.

Le të presim përfundimin. Çështja do zbardhet. Faji nuk do mbetet jetim”- u shpreh Rama, që mohoi të ketë përdorur regjistrimin audio që po përdor prokuroria shqiptare për të bërë të njëjtën analizë, nëse zëri i Agron Xhafajt është në audiopërgjim, ashtu siç pretendon opozita.

Aktualitet