Aktualitet24 Maj 2018, 01:22

Ku është Agron Xhafaj? Në PD nuk e kanë ndarë mendjen akoma

Shkruar nga Pamfleti
Ku është Agron Xhafaj? Në PD nuk e kanë ndarë mendjen

Partia Demokratike duket se nuk është në sinkron për asnjë deklaratë publike. Së paku në rastin e “Babale-Xhafaj” kanë nisur mospërputhjes qysh në fillim.

Pas deklaratave kontradiktore për realizimin e audios, një tjetër përplasje ka ndodhur sot sa i përket vendodhjes së Agron Xhafajt.
Më herët, PD tha se audion e ka realizuar gazetari, ky i fundit ia faturoi Albert Veliut dhe Veliu tha se e ka bërë Agroni vetë.

Sot, Oerd Bulykbashi shkruan se ministri i Punëve të Brendshme e ka fshehur vëllain e tij në Itali, me emrin Geron Xhafaj.

“Autoritetet po e kërkojnë me emrin Agron Xhafaj” – shkruante sot deputeti i PD.
Por në mbrëmjen e së mërkurës, Sali Berisha duke folur për “ABC” mbajti një tjetër qëndrim. Më saktë, të njëjtin qëndrim sikurse ditën kur Agron Xhafaj iu dorëzua autoriteteve italiane me vullnetin e tij.
Atë ditë, Berisha ia ‘ngeci’ qytetarit dixhital që e kishte pikasur në avion Xhafajn.

Dhe sot, Berisha deklaron se mbërritja e Agron Xhafajt në burgun italian është meritë e luftës politike të PD dhe denoncimeve të saj.

“Agron Xhafaj po vuan në një nga burgjet e Italisë, por e çuan gati me protokoll shtetëror. Ishte një fitore e opozitës që kishte sëpaku 4 vite që e denonconte dhe ja ku është sot” – tha ish-kryeministri.
Më herët, Partia Demokratike është shprehur se Xhafaj iku në Itali për t’i shpëtuar gjykimit në Shqipëri. Kjo deklaratë vjen po nga kjo PD, që thotë së Edi Rama e ka kapur prokurorinë, gjykatat dhe drejtësinë në tërësi…

Problemi i vetëm në këtë mes mbetet serioziteti i selisë blu. Atë seriozitet për të cilin ka më shumë nevojë publiku për të krijuar më pas edhe besimin. /javanews

Aktualitet

Aktualitet