Anti-Mafia 1 Tetor 2022, 09:39

Ku i gjeti Malltezi i Saliut dokumentet sekrete të dosjes hetimore të aferës “Partizani” ende pa përfunduar hetimi?!

Shkruar nga Pamfleti
Ku i gjeti Malltezi i Saliut dokumentet sekrete të dosjes hetimore të

Ku i gjeti Malltezi i Saliut dokumentet sekrete të dosjes hetimore të aferës “Partizani” ende pa përfunduar hetimi?!

Babloku i kishte dhënë garanci se nuk do ta prekte, por paktin e prishi reforma amerikane në drejtësi/ Këto dokumente mund t’i kenë marrë para largimit nga pushteti, por mund t’ia kenë dhënë zyrtarë e ministra të Edi Ramës, që kanë nga 2-3 apartamente e dyqane te kullat e Malltezit. Ose i kanë marrë privatisht në SPAK, mbasi nuk është rastësi, që gjithë dokumentet e dosjes së SPAK, i ka dhe familja “non grata” ende pa përfunduar hetimi e pa nisur gjykimi

Në ballafaqimin mediatik me Gjeneralin Vladimir Qirjazi, dhëndëri ndërtues i Sali Berishës, publikoi shumë dokumente zyrtare konfidenciale, të procedurës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, të cilat nuk i kishte parë as ai, megjithëse ishte Drejtues i Komandës Logjistike.

Madje, Malltezi tregoi dhe raportin e kontrollit hetimor, të bërë me urdhër të Sali Berishës në Komandën Mbështetëse Logjistike, nga Departamenti Anti- Korrupsion në Kryeministri, enkas për të shkarkuar Gjeneral Qirjazin, pse nuk firmosi lejen false për privatizimin.

Publikoi dhe dokumente sekrete nga 3 mbledhjet e Këshillit të Mbrojtjes, për hartën e hapjes ushtarake, por dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, që bëjnë fjalë për kompleksin “Partizani” si ish-zonë ushtarake që janë për përdorim të brendshëm e shumë të tjera.

Pyetja që bëhet është kjo: – Ku i gjeti Malltezi i Saliut, këto dokumente konfidenciale e sekrete të Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Këshillit të Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshën të Ushtrisë?

Ish- qeveria Berisha, ka publikuar vetëm urdhërat e ministrave Mediu, Imami, Oketa e Ruli për privatizmin e kompleksit “Partizani” dhe vendimin e ministrit Genc Ruli, që 33 mijë m2 truall e vlerësoi 10 milionë lekë të reja.

Deri tani, këto dokumente i kanë vetëm arkiva e Kryeministrisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Këshillit të Mbrojtjes dhe SPAK, i cili i ka sekuestruar para 6 muajsh, për procesin hetimor të filluar ndaj grupit Berisha, Malltezi, Mediu, Imami, Ruli, Oketa e Xhemal Gjynkshi.

Nuk besojmë, se Berisha e ka marrë dosjen e kompleksit “Partizani” para ikjes nga pushteti, mbasi qysh në marrëveshjen e 21 prillit 2008, Rama u kishte dhënë garanci se nuk do t’i çonte asnjë aferë në prokurori, por reforma amerikane në drejtësi e detyroi Ramën ta prishte pazarin.

Edhe nëse i kanë marrë që atëherë, është vepër penale, mbasi Berisha e Malltezi kanë marrë dokumente sekrete e konfidencale të ushtrisë e kryeministrisë, natyrisht jo si hakera, por ngaqë deri në shtator 2013 kishin çelësat në dorë.

Por Berishës e Malltezit, këto dokumente “Sekret qeveritar e ushtarak”, t’ia kenë dhënë zyrtarë e ministra të PS, që kanë nga 2-3 apartamente e dyqane te kullat e Malltezit; ose i kanë marrë privatisht në SPAK.

Sepse nuk është rastësi, që gjithë dokumentet e dosjes në SPAK, i ka edhe dhëndëri ndërtues i Sali Berishës, ndërkohë që nuk ka përfunduar hetimi dhe nuk ka nisur procesi gjyqësor, që t’ë  justifikohet se u janë dhënë avokatëve të Berishës, Malltezit, Mediut, Rulit e Imamit./Pamfleti

Anti-Mafia #dokumentet sekrete të dosjes hetimore të aferës “Partizani” #ende pa përfunduar hetimi?! #Malltezi i Saliut