Dosja e zezë23 Nëntor 2022, 18:27

“Ku janë ministrat dhe deputetët që do arrestoheshin?”, Romeo Kara: SPAK të mos ngrohë vezët, boll me justifikime

Shkruar nga Pamfleti
“Ku janë ministrat dhe deputetët që do

Duan të na e shesin heshtjen dhe plogështinë e tyre përballë krimit, si misticizëm apo të imponuar nga faktorë madhorë, ndërkohë që kanë çdo mjet ligjor për ta kryer punën e tyre të pakryer.

Juristi Romeo Kara e ka cilësuar të pajustifikuar mungesën e arrestimeve të bujshme nga Prokuroria e Posaçme. Në një intervistë për “Pamfletin”, ai ka komentuar mesazhet e dhëna nga ambasadorja Yuri Kim mbi garën për kreun e ri të SPAK, por ka folur edhe për performacën e kësaj prokurorie.

Sa i takon deklaratave të ambasadores, e cila kërkoi që procesi për pasardhësin e Krajës të jetë i pamanipuluar, Kara shprehet se mesazhi ishte së pari për KLP dhe më pas për politikën.

Konkretisht ajo iu është drejtuar KLP-se dhe prokurorëve të vetë SPAK-ut, të cilët janë drejtpërsëdrejti të përfshirë në këtë proces, pa harruar të paralajmërojë edhe faktorin politik, i cili është si gjithnjë ai, që nakatos çdo gjë në Shqipëri. Partnerët tanë amerikane, të cilët unë i konsideroj partnerë të popullit dhe jo politikës pengmarrëse, po investohen veçanërisht tek kjo strukturë hetimore, pasi aty shohin mundësinë, për të filluar ligjërisht ringritjen e sistemit të drejtësisë dhe zgjimin e besimit në popull tek ai. Nëse kjo pune nuk do të bëhet me hir, pra ligjërisht, patjetër që do të bëhet me pahir”, tha ai.

Juristi ka folur dhe mbi performancën e SPAK. Kara është ndër emrat që ka bërë dy padi për Sali Berishën dhe Ilir Metën, për aferën me CEZ, por deri më sot drejtësi i ka shpërfillur ato dosje. Kara ka kërkuar nga SPAK që të zgjidhet dhe të godasë të paprekshmit.

Me çfarë dhe si mund ta justifikojë SPAK-u ngrohjen e vezëve përgjatë këtyre viteve? Vlerësojeni vetë punën e kësaj strukture e cila me Kushtetutë ka kryesisht specifikisht hetimin e veprave penale te korrupsionit dhe krimit te organizuar kryesisht te kryera nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministrat, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Larte etj. Ku janë ministrat, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar? Aty ku janë ato, aty është puna e vërtetë e SPAK-ut”, tha ai.

Intervista

-Zoti Kara, një ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim lëshoi një deklaratë të fortë, ku u shpreh se ka tentativa për të kapur kreun e ri të SPAK. Si jurist, keni një koment? Për kë ishte mesazhi i ambasadores dhe a ka individë quan të kapin kreun e ri të SPAK?

Mesazhi është plotësisht i qartë duke iu drejtuar hapur të gjitha strukturave ligjore që kanë për kompetencë ligjore zgjedhjen e drejtuesit të SPAK-ut si dhe grupeve ndikuese të interesit brenda dhe jashtë politikës aktive.

Konkretisht ajo iu është drejtuar KLP-se dhe prokurorëve të vetë SPAK-ut, të cilët janë drejtpërsëdrejti të përfshirë në këtë proces, pa harruar të paralajmërojë edhe faktorin politik, i cili është si gjithnjë ai, që nakatos çdo gjë në Shqipëri.

Partnerët tanë amerikane, të cilët unë i konsideroj partnerë të popullit dhe jo politikës pengmarrëse, po investohen veçanërisht tek kjo strukturë hetimore, pasi aty shohin mundësinë, për të filluar ligjërisht ringritjen e sistemit të drejtësisë dhe zgjimin e besimit në popull tek ai. Nëse kjo pune nuk do të bëhet me hir, pra ligjërisht, patjetër që do të bëhet me pahir.

-Ju jeni ndër individët që dhe keni bërë disa padi. Sa i kënaqur jeni me punën e kësaj prokurorie? A e arriti ajo qëllimin për të cilin u krijua?

Sinqerisht nuk jam as i kënaqur dhe as i keqsurprizuar, pasi kam një perceptim plotësisht të qartë lidhur me realitetin në sistemin tonë të drejtësisë. Unë me vetëdije kam provokuar sistemin, duke paraqitur përpara tij dy dosje të mëdha te korrupsionit të lartë qeveritar, të hartuara me fakte e prova në mënyrë shteruese.

Gjëja më efikase për të bërë drejtësi, është të besh drejtësi në mënyrë konkrete dhe pa ekuivok.  Për aq sa unë kam provokuar sistemin, për aq ai është ndjerë i sfiduar dhe i prezantuar lakuriq përpara opinionit.

Me i pakti mëkat për këtë sistem, përfshirë edhe SPAK-un në të, është ai i mosbërjes së drejtësisë, të cilën e kanë detyrë të shumëfishtë, të ngarkuar nga Kushtetuta dhe qenia si qytetarë të këtij vendi.

Të mos përballesh me të keqen dhe krimin, sidomos kur e ke për detyre, ke konsumuar krim, duke suportuar në mënyrë të hapur vetë krimin.

Duan të na e shesin heshtjen dhe plogështinë e tyre përballë krimit, si misticizëm apo të imponuar nga faktorë madhorë, ndërkohë që kanë çdo mjet ligjor për ta kryer punën e tyre të pakryer.

Referuar ligjit 95/2016 për SPAK-un, prokurorëve të kësaj strukture u garantohet ligjërisht pavarësia dhe autonomia e nevojshme për marrjen e vendimeve gjatë ushtrimit të funksionit të tyre kushtetues e ligjor, pavarësisht ndikimit të paligjshëm, të brendshëm apo të jashtëm, nga çdo autoritet publik apo privat.

 Me çfarë dhe si mund ta justifikojë SPAK-u ngrohjen e vezëve përgjatë këtyre viteve? Vlerësojeni vetë punën e kësaj strukture e cila me Kushtetutë ka kryesisht specifikisht hetimin e veprave penale te korrupsionit dhe krimit te organizuar kryesisht te kryera nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministrat, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Larte etj.

Ku janë ministrat, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar? Aty ku janë ato, aty është puna e vërtetë e SPAK-ut.

-Mendoni se me zgjedhjen e kreut të ri ndoshta do i shohim pas hekurave “mamuthët e korrupsionit”?

Siç duken bathët, janë larg Pashkët këtë herë. Pa ndryshuar qasje, nuk do te ndryshoje kurrë rezultati. Ne duhet të bindemi se nuk është fuqia e mbinatyrshme e të ligjve që na ka vënë përpara, por apatia dhe mosorganizimi i njerëzve të drejtë dhe të përngjeshëm përballë tyre. Është qesharake dhe absurde, që për padrejtësitë tona e ngre zërin më shumë se ne, pala amerikane.

Zgjidhja është e thjeshte: populli të çohet dhe të marrë në dore fatet e tij, lirinë për t’i zgjedhur vete përfaqësuesit e tij në politikë dhe drejtësi, duke i rikthyer vetes edhe dinjitetin e munguar, përveç rritjes se standardeve të jetesës, që mbahen peng nga të korruptuarit, që mbajnë peng edhe vete SPAK-un gjithashtu. /Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare Korrupsion Kraja Romeo SPAK