Kosova12 Qershor 2022, 02:04

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kërkesa e qartë e kancelarit gjerman Olaf Scholz ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës po vlerësohet si synim për ekuilibrim të politikës në Ballkan. Njohës të politikës së jashtme thonë se Scholz po rregullon çështjet e lëna nga paraardhësja e tij Angela Merkel.

Përmendja e njohjes së Kosovës si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE nga kancelari gjerman Olaf Scholz, nuk i pëlqeu aspak presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Portali D.

Mirëpo, sipas Olaf Scholzit, në këtë çështje nuk ka asgjë për t’u befasuar, pasi siç tha, ky qëndrim i Gjermanisë dihet prej kohësh.

Deklaratat e kancelarit gjerman në Beograd, pas atyre në Prishtinë, sipas profesorit Milazim Krasniqi, janë dëshmi e presionit të madh për pozicionin e Serbisë karshi Rusisë.

Ai thotë se reagimi i Vuçiqit nuk është i papritur.

“Nuk mendoj që Scholz ka kaluar më mirë në Kosovë, ai e bëri të qartë se pa një marrëveshje me Serbinë nuk mund të ketë asnjë përparim të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe konsideroi që kjo është presion për Kosovën, e jo për Serbinë sepse një njohje e pritur nga Serbia do të mund të arrihet nëpërmjet një marrëveshjeje apo konsensusi politik. Kjo është një arritje politike për Serbinë, sepse Kosova do të duhet fatkeqësisht të dalë përtej asaj se çka është ofruar në pakon e Ahtisaarit”, ka thënë Dorajet Imeri.

Prishtine