Sport 1 Mars 2022, 23:06

Kualifikimi mbetet i hapur, Milani dhe Interi e mbyllin në paqe ndeshjen e parë të Kupës së Italisë

Shkruar nga Pamfleti
Kualifikimi mbetet i hapur, Milani dhe Interi e mbyllin në paqe ndeshjen e

Kualifikimi mbetet i hapur, Milani dhe Interi e mbyllin në paqe ndeshjen e parë të Kupës së Italisë

Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit është mbyllur në barazim pa gola. Një derbi që pati shumë emocione me gjithçka që do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit.

Përpara fillimit të sfidës u shfaq një video mesazh nga Andri Shevçenkos, me ish-futbollistin që bënte thirrje për ndihmë në luftën e Ukrainës. Pas solidarizimit që skuadrat bënë, nisi spektakli në fushën e lojës.

”Jag ber om ert stöd. Det ukrainska folket vill ha fred. För fred har inga gränser, och det som förenar oss måste vara starkare än det som separerar oss. Låt oss stoppa detta krig tillsammans.”

Rysningar när Shevchenko talade till publiken på San Siro.pic.twitter.com/jRWdbWoK86

— Nicole Amiri (@nicoleamiri) March 1, 2022

Milani ishte më kërkues dhe u shfaq e rrezikshme që në minutën e 11 me Teo Hernandezin që u gjet i vetëm përballë Handanoviçit, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën. Kuqezinjtë nuk u ndalën dhe vazhduan të shtynin përpara, me Interin që ishte ende në gjumë dhe nuk krijonte raste të rrezikshme.

Në pjesën e dytë skuadrat bënë zëvendësimet e tyre, me Interin që aktivizoi dhe Robin Gosens, i cili bëri debutimin e tij me fanelën zikaltër. U rikthye nga dëmtimi dhe sulmuesi Korrea.

Skuadrat u përpoqën të shënonin, por nuk pati gola. Tani gjithçka do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit, për të kuptuar se cila skuadër do të jetë finalistja e parë e Kupës së Italisë.

Sport Inter Kupa e Italise Milan