Sport20 Tetor 2022, 15:46

Kualifikueset e Europianit/ Shqipëria U-17 shkëlqen në debutim, përmbys me 3 gola moshtarët e Suedisë

Shkruar nga Pamfleti
Kualifikueset e Europianit/ Shqipëria U-17 shkëlqen në debutim,

Kualifikueset e Europianit/ Shqipëria U-17 shkëlqen në debutim, përmbys me 3 gola moshtarët e Suedisë

Shqipëria U-17 ka arritur të triumfojë ditën e sotme me rezultatin 1-3 ndaj Suedisë, ndeshje e vlefshme për fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian të moshave U-17.

Fillimisht ishin nordikët ata që kaluan në avantazh me anë të Smajiç, i cili zhbllokoi ndeshjen në minutën e 14. Goli i barazimit erdhi nga kuqezinjtë me Vranicin, 15 minuta më vonë.

Goli i përmbysjes u shënua nga Kashari në minutën e 73 , ndërsa vulosja përfundimtare e takimit erdhi në minutën e 81 sërish me Vranicin.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Ervin Bulku mbajnë kreun e renditjes në Grupin 7, duke arritur një fitore të rëndësishme që në start.

Sport kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 Shqipëria U-17 Suedia U-17