alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kudo ku shkon Taulanti, hapen ferma e laboratorë droge dhe “rilindin” banda kriminale

26/11/2022, 10:22
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Kudo ku shkon Taulanti, hapen ferma e laboratorë droge dhe “rilindin” banda kriminale

Kudo ku shkon Taulanti, hapen ferma e laboratorë droge dhe “rilindin” banda kriminale

Nuk dihet, nëse është Taulant Balla ka “gjak të ëmbël dhe i puqen punët e muhabeti” me eksponentët e grupeve kriminale, apo  janë këta që i qepen prapa kudo ai shkon, ngaqë e dinë se sigurojnë terren të lirë veprimi, prej fuqisë së tij si mëkëmbës i parë i Bablokut

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, tregon se kudo ku Taulant Balla çohet si zëri i Edi Ramës dhe drejtues politik i qeverisë e partisë në pushtet, menjëherë hapen magazina e laboratorë përpunimi kokaine, ngrihen ferma droge dhe “rilindin” bandat kriminale.


-Lexo edhe:

Rama pret biletën e “non gratës”, ka shkelur dy herë ligjet e SHBA

Asociacioni, Kurti i ashpër ndaj SHBA-BE: Ne nuk shantazhohemi, Kosova është shtet i pavarur

Nuk është paragjykim, prej koincidencës që laboratori në Frakull u hap pasi Taulanti u dërguar Drejtues Politik në Qarkun e Fierit, por është fakt, që pronari i laboratorit dhe depos së kokainës, ishte Viktor Çervanaku bashkë me djalin, vëllain, nusen e të afërm të tij,.

Ky është një ish- drejtues pushteti lokal i PS, idhtar i Edi Ramës, ish “dora e zezë” e Gramoz Ruçit në atë zonë, ndërsa prej 1 viti ishte bërë i besuari dhe “i forti” i Taulant Ballës në Fier, që i diktonte emërime e goditje brenda PS, aq sa Viktorin e quanin “Naltmadhni”.

Prej 1 viti, gjithë zinxhiri policor në Fier e dinin që shtëpia “Çervanaku” në Frakull ishte kthyer në magazinë e laborator kokaine, por nuk guxuan as ta raportonin, ngaqë Viktor Çervanaku ishte bërë mik i afërt i Taulantit.

P.sh., gjatë viteve që Taulanti ishte drejtues politik në Elbasan, ky qytet u bë bazë e bandave kriminale të PS, të ndara në grupe rivale, por të gjithë krerët kishin miqësi me Taulant Ballën.

Deklarata e Adrian Çapjas dhe vendimi gjyqësor për fshirjen e përgjimeve të Taulantit, janë provë që jo vetëm Taulanti u jepte “porosi” kerëve të grupeve kriminale, por edhe ata, për çdo shqetësim nga policia e prokoruria, i kërkonin garanci paprekshmërie.

Gjatë sundimit të Taulant Ballës në Qarkun e Elbasanit kriminelët bënin emërime drejtorësh e përzgjodhën deputetët. U hap laboratori në Xibrakë; kalonin lirshëm maunet me drogë nga Qafë-Thana në Durrës përmes agjencisë doganore “UJORI” të Qazim Sejdinit;

Vilat, hotelet, lokalet dhe resortet e kriminelëve u kthyen në qendra elektorale të Edi Ramës dhe në baza ahengjesh për militantët, e për rrjedhojë u krijuan magazinat e armëve dhe fermat e drogës në Bradashesh, Labinot, Librazhd, Gramsh, Belsh e Prrenjas, përveç Peqinit e Cërrikut, që Rama ia kishte lënë si zonë autonome Aqif Rakipit.

Sa shkoi Taulanti i deleguar në Fushë-Krujë e Krujë, Nikla dhe Bruzë- Mali u mbushën me drogë; vilat me kokainë, makinat me persona të rrëmbyer dhe u ngjall banda “Rraja”, që në prezencë të Tualant Ballës, rrahën shefin e krimeve brenda komisariatit të policisë.

Edhe në Burrel, kur Taulanti u dërgua nga Edi Rama, për të emëruar kryetar të PS-së ish-gardistin e 21 janarit, gjatë 6 muajve i deleguar atje, shpërthyen atentatet, dinamiti, u mbushën tokat me drogë dhe qarkullonin lirshëm makinat që e transportonin drejt Dibrës e Laçit.

Nuk dihet, nëse është Taulant Balla ka “gjak të ëmbël dhe i puqen punët e muhabeti” me eksponentët e grupeve kriminale, apo  janë këta që i qepen prapa kudo ai shkon, ngaqë e dinë se sigurojnë terren të lirë veprimi, prej fuqisë së tij si mëkëmbës i parë i Edi Ramës./Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter
Lufta e ftohtë mes Sali Berishës dhe Ibrahim Rugovës

Lufta e ftohtë mes Sali Berishës dhe Ibrahim Rugovës

Foto Ilustruese

Grabisnin të rinjtë te liqeni i Tiranës, arrestohen dy policë

Lajmi i Dites

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18

Lajmet e fundit

Aksident me vdekje në Tiranë, ndërron jetë pasagjeri; në spital dy shoferët

02/02/2023, 9:40

Sekuestrohen mbi 13 mijë euro në Kakavijë, procedohet shoferi shqiptar

02/02/2023, 9:27
99-vjeçarja e mbijetuar e Holokaustit nderohet nga Mbreti Charles për videot e saj edukative në TikTok

99-vjeçarja e mbijetuar e Holokaustit nderohet nga Mbreti Charles për videot e saj edukative në TikTok

02/02/2023, 9:25

Rrëfimi i ish oficerit rus: Trupat tona i torturuan dhe përdhunuan ukrainasit

02/02/2023, 9:22

Amerika ka të drejtë dhe kur gabon

02/02/2023, 9:17

Vijon operacioni “Fijet”, sekuestrohen 34 kamera të tjera në Shkodër, Dibër e Lezhë

02/02/2023, 9:01

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In