Aktualitet18 Tetor 2019, 17:12

Kujdes! Kush filmon pushtetarët me dashnore dhe duke pirë ‘mall’ futet në burg, kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin

Shkruar nga Pamfleti
Kujdes! Kush filmon pushtetarët me dashnore dhe duke pirë

Kujdes! Kush filmon pushtetarët me dashnore dhe duke pi ‘mall’ futet në burg, kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal    

Njerëzit e Arta Markut dhe Sandër Lleshajt do të arrestojnë këdo që do të filmojë dhe publikojë pamje të jetës private të ministrave, deputetëve dhe drejtorëve

Kush filmon dhe publikon pamjet e pushtetarëve me dashnore apo duke pirë ‘mall’ do të arrestohet menjëherë nga ushtarët e Sandër Lleshajt dhe Arta Markut. Kjo është poshtërsia e radhës e Edi Ramës në pushtet, duke i dhënë një goditje të rëndë lirisë së mediave në Shqipëri. Në vend që të jepte dorëheqjen për bllokimin prej gjashtë vitesh të rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE, Edi Rama ka vendosur të mbrojë me ligj ministrat, deputetët, drejtorët dhe të gjithë pushtetarët, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në shtëpi publike.

Në javën e parë të muajit tetor kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, të cilat ndër të tjera parashikojnë dëbim deri në dy vjet burg kush ekspozon jetën private të pushtetarëve. Ndryshimi është bërë për të ndaluar publikimin e videove të anëtarëve të bandës së Rilindjes me dashnore dhe duke pirë ‘mall’, por edhe për të qetësuar ata se nuk do të përgjohen në të ardhmen.

Ndryshimi që ka hyrë në fuqi parashikon: “Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet ndaj personave të mitur, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të dhëna për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet”.

Ndryshimet në Kodin Penal u kthyen për rishqyrtim në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta, si të rrezikshme. Meta kundërshtoi edhe ndryshimin në fjalë, por Rama e miratoi sërish siç ishte varianti i parë. Për këtë ndryshim presidenti ka pohuar: “Nëse paragrafi i fundit i referohet kryerjes së veprës penale me mënyrat e përcaktuara në paragrafin e parë të nenit të amenduar, atëherë sipas paragrafit të katërt të po këtij neni jemi para rastit klasik, kur mund të krijohen keqkuptime për zbatimin e kësaj dispozite ndaj shtetasve që kanë për detyrë vendosjen e aparaturave dhe regjistrimin e fjalëve, fiksimin e tyre, sipas autorizimit të posaçëm të marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi për këtë qëllim.

Në këto raste, do të duhej të ishte identifikuar qartë qëllimi në kryerjen e veprës penale të sanksionuar në paragrafin e fundit, çka nuk është bërë dhe lë vend për keqpërdorim të këtij parashikimi. Për më tepër, parashikimet e nenit 3 të ligjit nr. 44/2019, duhet analizuar edhe në raport me nenin 59 të Kodit të Procedurës Penale, sepse neni 121 të Kodit Penal, siç është aktualisht i pandryshuar, hyn në grupin e atyre  veprave penale që ndiqet nga vetë viktima akuzuese e dëmtuar nga kryerja e  veprës penale drejtpërdrejt në gjykatë”./Pamfleti/

Kryesore kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal Kujdes! Kush filmon pushtetarët me dashnore dhe duke pirë ‘mall’ futet në burg