Sport18 Maj 2022, 19:28

“Kujdes më 25 maj, mund të ketë trazira”, paralajmërimi i gazetarit italian për finalen e Conference League

Shkruar nga Pamfleti
“Kujdes më 25 maj, mund të ketë trazira”,

“Kujdes më 25 maj, mund të ketë trazira”, paralajmërimi i gazetarit italian për finalen e Conference League

Rreth 100 mijë tifozë të Romës dhe Feyenoord pritet të zbarkojnë në Tiranë me 25 maj, ditë kur do të luhet finalja e Conference League, në stadiumin Air Albania. 

Gazetari italian i ANSA-s, Alessandro Castellani, i cili flet gjithashtu edhe për çmimet e biletave të avionëve që sipas tij janë 8 apo 9-fishuar, shton se kjo është një praktikë e njohur në gjithë botën: 

“Pavarësisht deklaratës së trajnerit të Feyenoord sipas të cilit, skuadra e tij është më e fortë se Roma, unë nuk e mendoj kështu sepse mendoj që verdhekuqtë janë të avantazhuar edhe pse në një finale nuk i dihet asnjëherë se çfarë ndodh. 

Jam pak i shqetësuar për atë që mund të ndodhë në Tiranë sepse shumë shumë njerëz nga Roma dhe Rotterdami do të shkojnë aty pa biletë dhe edhe pse ambasadori italian në Tiranë tha që do të ngrihen dy zona fansash, nuk dihet asnjëherë. Besoj dhe shpresoj që policia e Tiranës të jetë gati për një gjë të tillë”, thotë gazetari italian. 

Mëria mes tifozëve hollandezë dhe atyre të Romës ka prodhuar sherre dhe dhunë. 

Me 19 shkurt i vitit 2015 Roma dhe Feyenoord u përballen në Itali në kuadër të ndeshjeve të Europa League. Sfida përfundoi me rezultatin 1-1, por ajo që ndodhi pas takimit kaloi çdo kufi të një përballje sportive. 6 mijë tifozë hollandezë patën udhëtuar në Romë për këtë sfidë të rëndësishme. Ata u përleshën me tifozët italianë. 

Roma u kthye në qendër përplasjesh mes tyre duke shkaktuar të plagosur e të arrestuar. 

Sport Alessandro Castellani finalja e Conference League gazetari italian i ANSA-s