Bota22 Qershor 2022, 17:55

"Kujdes me zgjerimin e aleancës ushtarake", Kina paralajmëron NATO-n: Mund të përsëritet “Ukraina”

Shkruar nga Pamfleti
"Kujdes me zgjerimin e aleancës ushtarake", Kina

"Kujdes me zgjerimin e aleancës ushtarake", Kina paralajmëron NATO-n: Mund të përsëritet “Ukraina”

Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi NATO-n që të bëjë kujdes me zgjerimin e aleancës, duke sjellë si shembull atë që po ndodh në Ukrainë.

Gjatë fjalimit virtual në prag të samitit të BRICS me liderët e Rusisë, Indisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut, Xi tha se “kriza e Ukrainës është një thirrje zgjimi”, dhe se rreziqet e “zgjerimit të aleancave ushtarake” dhe “kërkesa për sigurinë e dikujt në kurriz të të tjerëve”, mund të sjellë luftëra të reja.

Kina, India dhe Afrika e Jugut abstenuan në një rezolutë të OKB-së që dënon pushtimin rus të Ukrainës, ndërsa Pekini dhe Nju Delhi kanë lidhje të forta ushtarake dhe energjetike me Moskën, raporton ANSA.

Bota #lufta në Ukrainë Xi Jinping