Blogeri i njohur Olti Curri që ‘i është futur me themeli’ BBV duket se ka kapur një moment shumë të rëndësishëm të komunikimit mes banorëve dhe produksionit të shtëpisë së famshme.
Kur banorët nuk duhet të flasin për një temë të caktuar, atëherë stafi ndërhyn duke thënë : Kujdes mikrofonin, edhe kur ky i fundit punon për mrekulli.
Kështu, në një video të publikuar nga Olti në story-t e tij në Instagram shihet Antonela që u thotë banorëve të tjerë:
“Kur ke probleme me ankthin, pse nuk e ke treguar më parë, por e kishe për turp? Unë kur e kam takuar Semin jashtë që më tha se do hynte në BBV, i pata thënë se edhe mua më është bërë kjo ofertë, madje para se të hyja tek Top Arena, më tha: E unë ndihem në siklet, se unë jam tip i turpshëm dhe unë nuk di me kë do afrohem”
Në këtë moment ndërhyn produksioni dhe një zë thotë: Antonela, kujdes mikrofonin!
Reagimi i bjondes nga Shkodra tregoi më shumë se ç’mund të na thoshte vetë produksioni:
“Obobo, po as këtë? As këtë s’lejohet?”, ndërsa Sarah ia kthen: ‘Lëre, mos e diskutojmë më, hajde ndërrojmë temë”, duke mos lënë më vend për dyshime.
Nga ana tjetër banori i ardhur rishtas Valon Shehu u ka treguar të tjerëve se Olti Curri ‘po i masakron me komente’:
‘Olti Curri ju ka masakru, ku ku ku’, duke bërë që Ilir Shaqiri ta përshëndeste nga ekrani blogerin, ndërsa Arjola ‘ta merrte me të mirë’. /Pamfleti