Showbiz12 Shtator 2019, 13:36

Kujdes nga kjo simptomë, mund të keni tumor në testikuj

Shkruar nga Pamfleti
Kujdes nga kjo simptomë, mund të keni tumor në testikuj

Ende nuk është e qartë se nga se shkaktohet ky tumor, por mund të thuhet se sëmundja është e lidhur me disa kushte të tymosjes së duhanit, mund të jetë e trashëguar gjenetiksiht, apo infertiliteti.

Por, si ta dallojmë një tumor në testikuj?

Zakonisht, mes simptomave të para, ka dhimbje të thellë ose fryrje në testikuj. Nëse sëmundja identifikohet në kohë, mund të kurohet. Edhe pse në disa raste kërkohet heqja e testikulit, kimioterapia, ose radioterapia.

Fatmirësisht, nuk bëhet fjalë për një tumor shumë të zakonshëm dhe mundësia për mbijetesë është  99% (nëse kanceri nuk është i përhapur në organe të tjera).

Zakonisht tumori në testikuj godet burrat e moshave nga 15 në 49 vjeç.

Por le të shohim me detaje se cilat janë simptomat të cilave duhet t’u kushtujmë vëmendje.

Një dhimbje e shurdhër në ijë.

Një dhimbje e tillë, apo rëndimi i testikujve nuk duhen nënvlerësuar. Mund të bëhet fjalë edhe për një dhimbje që nuk ka lidhje me sëmundjen, por gjithsesi është mirë të konsultoheni me mjekun.

Një kokërr në testikul është një tjetër simptomë që duhet t’ju bëjë të vraponi për tek mjeku.  Kokrrat dhe fryrjet në testikuj janë shumë të zakonshme dhe në shumicën e rasteve, të padëmshme. Mund të bëhet fjalë për një kist, apo shumë probleme të tjera, që gjithsesi, janë shumë më pak të dëmshme se kanceri/

Është mirë t’i kushtoni vëmendje edhe në rastet kur një testikull mbushet me likuide. Në disa raste mund të jetë tumor. Duhet të flisni me mjekun, i cili, pasi ka zbrazur testikulin, do bëjë një kontroll të thellë për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

Meshkujt më të rrezikuar nga tumori i testikujve, janë burrat të cilët, kur kanë qenë fëmijë, një testikul nuk I ka zbritur tamam.

Shërbimi mjekësor anglez ka thënë për ‘Express’: “Fryrjet në testikuj mund të kenë shkaqe të ndryshme: përgjithësisht bëhet fjalë për probleme të vogla. Në çdo rast dhe për të shuar çdo dyshim, është mirë të kontaktoni me mjekun, i cili do mund t’ju thotë çfarë të bëni”.

Bëni kujdes! Shëndeti është i rëndësishëm.

Lifestyle kancer testikuj