Aktualitet 7 Shkurt 2023, 13:49

Kujt i përkisnin eurot e grabitura në banesën e Alda Klosit? Avokati: Prokuroria po përdor deklaratat e pastrueses si “thembrën e Akilit”!

Shkruar nga Pamfleti
Kujt i përkisnin eurot e grabitura në banesën e Alda Klosit?

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi është lënë në arrest me burg. Avokati i Klosit, Ilirjan Muho në një komunikim për mediat, deklaroi se pastruesja ka dhënë deklarime të pavërteta, duke theksuar se nuk do të habitej nëse në ditët në vijim të ndryshonte sërish dëshminë.

Sipas tij Rozeta Dobi synon të shpëtojë djalin.

Është një deklaratë e përciptë dhe është debatuar gjatë lidhur me pyetjen që ka bërë oficeri i policisë gjyqësore. Nuk është pyetur se cili është burimi i parave. Flitet për një kontradiktë , por nuk është e vërtetë. Alda Klosit i është thënë vetëm çfarë të ka humbur dhe na jep përshkrimin e sendeve që të kanë humbur. Lekët janë për xhaxhain sepse kishte nevojë për të përballuar shpenzimet për kurimin në Amerikë. Mos u çudisni kur të jeni para një deklarimi tjetër. Unë nuk besoj në atë çfarë ka thënë Rozeta Dobi. Nëse thotë një deklaratë tjetër, çfarë do të bëjë Prokuroria, do t’i thotë më fal Alda Klosit, duke shtuar: “I kemi kërkuar, pasi prokuroria po kërkon të verifikojë vërtetësinë e dëshmive të saj. Prokuroria më parë e arrestoi, dhe tani po kryen veprimet. nëse të dhënat tregohen të pavërteta, ça do bëjë prokuroria. Prokuroria po përdor si ‘thembër të Akilit’ dëshminë e kësaj shtetaseje (Dobi). Ajo mund të bëjë një deklaratë tjetër më vonë.”-u shpreh Muho.

Avokati i Alda Klosit shtoi se paratë i ishin dhënë ish-zyrtares nga xhaxhai i tij për të arreduar një banesë që ai kishte blerë në Tiranë, dhe pjesa tjetër do i kalohej me bankë. Ai tha se vjedhjen e kasafortës e kishte pikasur pasi kishte bërë kallëzimin në polici më 15 dhjetor.

Në datën 15 dhjetor ajo pikasi humbjen e lekëve. Ajo kërkoi që të rikthehej po atë ditë për të dhënë dëshminë. Paratë kane shkuar në shtëpinë e Alda Klosit kur xhaxhai bashkë me nusen në Amerikë. Më pas paratë do të hidheshin me bankë sipas procedurave. Janë 30 mijë dollarë që janë lënë nga nusja e xhaxhait, të lëna për arredimin e një shtëpie që kishin blerë në Tiranë.  Ajo ka konstatuar nga hapja e sirtarëve në orenditë e shtëpisë, që mungonin disa bizhuteri. Ky fakt është bërë i ditur në komisariatin nr.2. Aty është sqaruar se për çfarë është pyetur. Kur ka ardhur në shtëpi, ka parë se kasaforta mungonte. Më pas ka thënë se; kam diçka për të thënë.”, tha ai për mediat.

Aktualitet #Alda Klosi avokati Prokuroria