Aktualitet12 Maj 2018, 12:41

Kujtesë aktorit Luftar Paja: “Racizmi” me ilaçet s’po bëhet vetëm ndaj pensionistëve

Shkruar nga Pamfleti
Kujtesë aktorit Luftar Paja: “Racizmi” me ilaçet

Ligji “Panariti”/ Edhe gomerët janë hequr nga lista e ribursimit për vaksinat dhe trajtimet veterinare

Shkruan: Memo Aliaj

I nderuar Luftar!

Këto ditë, ti u bërë “personazh” kryesor publik në media, me alarmin e ngritur deri në qeveri, për heqjen nga rimbursimi të ilaçeve të shtrenjta për pensionistët, duke dhënë mesazhin, se ky vendim ishte “racizëm” ndaj trajtimit mjekësor të pensionsitëve.

Me shumë të drejtë, opinioni publik e trajtoi këtë vendim zyrtar, si “racizëm” shtetëror ndaj shtresave shoqërore, mbasi për ministrat, politikanët, zyrtarët e lartë, deputetët, familjarët dhe miqtë e tyre nuk mungon asnjë ilaç, sepse paketat me ilaçe cilësore e të shtrenjta për ta, porositen enkas jashtë Shqipërisë, duke u paguar 100% me fondet e shtetit, madje edhe më transportin postar të shtetit.

Po kështu, për këta shtetarë që “i ka bërë nëna” e që prej 26 vitesh po ngjiren sikur kanë bërë e do bëjnë bëjnë “mrekullira” për popullin, akordohen miliona lekë për kurime jashtë shtetit të çdo politikani, edhe kur atyre u del një puçër në prapanicë, ndonjë gungë në qafat e trasha, kur i kap prostata, apo kur u krijohen efekte anësore nga operacionet plastike!

Ndërsa qytetarët e thjeshtë, që sipas sjelljes së shtetarëve “i ka pjellë lopa”, jo vetëm nuk çohen për kurime jashtë shtetit, por u hiqen edhe ilaçet e rimbursuara për sëmundjet e rënda, kur 1 kurë mujore kushton nga 500-1000 euro. E këto ilaçe, sipas shtetit tonë “human” e “taksa-rrjepës”, duhen blerë me pensionin e pleqërisë 120 euro, me pensionin e invaliditetit 80 euro, apo me ndihmën ekonomike mujore 30 euro, mbasi shteti thotë, se nuk ka lekë, t’i blejë nga bosët e ilaçeve që janë vetë shtetarët familjarët e tyre, të cilët kanë krijuar monopole e licenca ilaçesh, me firmë e vulë të ish-ministrave Petrit Vasili e Ilir Beqja.

I nderuar Luftar!
Po ju njoh me një fakt, i cili nuk është për të qeshur, por për të kuptuar, se deri ku shkon “racizimi” që manifeston nga shteti ynë!

Ti, në komedinë “8 persona plus”, ke luajtur një nga rolet kryesore, së bashku me gomarin tënd “aktor” me emrin “Rrushko”, ndaj dhe mendova të vë në dijeni, se edhe gomerët janë përjashtuar nga lista e barnave që subvencionon shteti, mbasi kështu e ka arsyetuar “shkencërisht” veterinari ish-ministër i LSI, që ka mbrojtur gradën “Profesor-Doktor” me disertacionin “Tredhja e minjve të arave, tregues për integrimin në BE ”!

Qysh në muajin mars 2018, me propozim të ish-ministrit Edmond Panariti, parlamenti ka votuar ndryshimet në Ligjin Nr. 10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, duke i bërë disa “krasitje”, në lidhje me listën e kafshëve shtëpiake, kafshëve të punës e të mishit, që duhet të përfitojnë trajtim vetrinar me subvencione nga shteti. Sipas ligjit “Panariti”, fermerët dhe pronarët e kafshëve, përfitojnë subvencionim për vaksinat e trajtimet veterinare për lopën, kalin, viçin, derrin, dhinë, delen e qenin e stanit! Ndërsa për gomarin, nuk subvensionohet asnjë lloj vaksine e trajtimi veterinar, mbasi gomari është përjashtuar nga lista e barnave veterinare, me shpjegimin se nuk quhet kafshë pune, ndërkohë që punon, keqtrajtohet e denigrohet më shumë!

Mirëpo “racizmin” ndaj gomarit, nuk e bënë vetëm shteti me ligj, por e bëjën me vetëdije edhe pronarët e gomerëve.

Këtë fakt na e konfirmoi mjeku veteriner A. Kola, i cili na tha: – “Unë kam 42 vjet që punoj mjek veteriner në komuna dhe prej 25 vitesh kam farmaci verinare private. Në këto 4 dekada punë si mjek veterinar, më ka bërë përshtypje një fakt: Më kanë sjell për vizita, vaksinime e operacione kuaj, pela. dele, dhi, mushka, lopë, viça e qen, por asnjëherë nuk më kanë sjellë gomerë! Kjo ndodh, ngaqë ata që i kanë gomerët në pronësi, nuk i sjellin për kontroll e trajtim veterinar, sepse sipas ligjit “Panariti”, gomari nuk përfitojnë subvension rimbursim në ilaçe, vizita, vaksina e trajtim veterinar falas!/Pamfleti

Forum