Aktualitet26 Dhjetor 2018, 21:54

Kujtesë familjes mafioze, që është pasuruar me krime, vjedhje e korrupsion: Nuk lahen gjithë ato mëkate, me 1 pjatë patat

Shkruar nga Pamfleti
Kujtesë familjes mafioze, që është pasuruar me krime,

Kujtesë familjes mafioze, që është pasuruar me krime, vjedhje e korrupsion: Nuk lahen gjithë ato mëkate, me 1 pjatë patate!

“Pensionisti” Metaj, drekë “publicitare” me 20 pensionistë të mbledhur nga Tit Vasili, u foli për “jetën e lumtur”

 Pas “dhimbjes” për të varfërit, që Monika Kryemadhi e shprehu kur shkoi për të larë mëkatet tek “gjysh” Janullatosi, bashkëshorti i saj zyrtar, Presidenti Ilir Metaj, jo me lekët e tij, ngaqë jeton si populli fukara, por me buxhetin e Presidencës, shtroi një drekë publicitare-bamirësie, për disa pensionistë, që siç thuhet, ishin gjyshër e gjyshe të anëtarëve të  LRI-së, përgjedhur e mbledhur nga Endrit Braimllari e Petrit Vasili.

Në “drekën publicitare”, shtruar në një nga sallat e “Kryqit të Kuq”, simboli i zi i krimit e korupsionit shtetëror-politik në Shqipëri, “ua ngeci në fyt e ua bëri haram”, edhe atë copë bukë që u dha, duke mbajtur fjalime bamirësie, sikur është politikan dhe qytetar, që “vuan shpirtërisht” për popullin fukara.

Në fund të fjalimit, “bamirësi televiziv” Ilir Metaj, “hallexhiu” me vila e makina luksi, me shërbëtorë shteti e yzmeqarë privatë, me biznese e apartamente me shumicë, me pagë, trajtim e dieta mujore 5000 euro, ngriti një dolli, për pensionet në nivel europian dhe jetën e lumtur, që po bëjnë pensionistët në Shqipëri./Pamfleti

Aktualitet Ilir Metaj pensionistë