
Në vitet 1970, Clive Downs preu flokët e tij të gjata në kufi dhe Barbara Flannery iu ofrua një udhëtim në fabrikën e pambukut Ho Chi Minh
Shkruan Barbara Flannery, “The Guardian”
Broshurat për turizmin në Shqipëri në fund të viteve 1980 (12 gusht) më kujtoi turin tonë të pushimeve në fillim të viteve ’70 atje.
Me hyrjen në Shqipëri nga Jugosllavia e atëhershme, gazeta që mbajë në dorë “The Guardian” m’u konfiskua në kufi dhe flokët e mi të gjatë m’u prenë te parukieria kufitare. (Gazetën e morëm sërish në daljen tonë.)
Ekskursionet tona përfshinin një vizitë në fabrikën e prodhimit të telit të bakrit “Mao Ce Dun”. Megjithëse nuk pamë asnjë kinema që shfaqte filma të Norman Wisdom (Pitkinit), një kinema e hapur po luante Rebeça të Hitchcock-ut. Ushqimet ishin shumë të mira, veçanërisht krem karameli, i cili shërbehej në çdo vakt.
Ishim të lirë të eksploronim Tiranën në një udhëtim brenda ditës dhe shpesh porositëm byrekun e shijshëm me gjizë që gjendej në kioska të vogla.
Takuam disa shqiptarë të mrekullueshëm, duke përfshirë një mjek me të cilin mbaja korrespondencë. Ai shprehte gjithmonë mbështetjen e tij për punëtorët britanikë në protestë në atë kohë (protesta e minatorëve kundër politikave të qeverisë së Margaret Thatcher).
“Progressive Tours” organizoi paketa pushimesh për në Shqipëri në vitin 1972. E mbajmë mend kompaninë sepse bënim shaka se sa më shumë që të zgjaste pushimi, aq më shumë përkeqësohej.
Kishte vetëm tre hotele në Durrës, njëri prej të cilëve shfaqte filma propagandistikë në çatinë e një mbrëmjeje (i vetmi argëtim i ofruar). Asnjë eksplorim personal nuk lejohej; një anëtar i grupit që arriti në stacionin lokal të trenit i vetëm u kthye shpejt nga policia. Udhëtimet e organizuara ishin në fermat komunale dhe në fabrikën e pambukut “Ho Çi Min”, duke injoruar kështjellat në majë të kodrave dhe vendet arkeologjike që kaluam.
Njerëzit vendas ecnin përgjatë bregut të detit, por e kishin të ndaluar që të flisnin me ne… sa mirë që sot, 50 vjet më vonë është bërë kaq shumë përparim dhe gjërat kanë ndryshuar.