Bota29 Tetor 2022, 08:24

Kujtuan se rrëmbyen shqiptarin, burg për 3 persona në Britaninë e Madhe: Torturuan të pafajshmin

Shkruar nga Pamfleti
Kujtuan se rrëmbyen shqiptarin, burg për 3 persona në

Kujtuan se rrëmbyen shqiptarin, burg për 3 persona në Britaninë e Madhe: Torturuan të pafajshmin

Tre persona që tentuan të rrëmbejnë një shqiptarë, janë dënuar me burg pasi sulmuan dhe rrëmbyen një njeri të pafajshëm.

Mediat britanike raportojnë se të dënuarit janë, janë Faisal Fareed, 23 vjeç, Faizaan Fareed, 26 vjeç dhe Nicholas Shaë, 45 vjeç. Ata morën në total 27 vjet burg.

Ata akuzohen për rrëmbimin e një personi, pasi e kishin ngatërruar me një shpërndarës droge shqiptar.

Më 13 Qershor të vitit të shkuar, një burrë rreth të 40-ave po kthehej në shtëpi nga puna. Por pasi doli nga makina e tij u sulmua nga 3 persona të cilët ishin të pajisur me armë të ftohta.

Ata e rrëmbyen personin në fjalë dhe e futën në makinë, ku e çuan në Darëen. Rrëmbyesit e akuzonin se ishte një shpërndarës droge shqiptar. Ata e kërcënuan personin në fjalë me thika, por kishin bërë një gabim. Ai nuk ishte shqiptari që kërkonin.

Autorët e lanë personin në fjalë brenda makinës kur panë një mjet policie. Më pas ishte vetë i rrëmbyeri që ngriti alarmin dhe në ndihmë të tij erdhi policia. Ai u dërgua në spital pasi kishte pësuar 14 plagë thike dhe një mushkëri nuk i punonte.

Policia nisi menjëherë hetimet dhe për pasojë vuri në pranga tre personat në fjalë. Kështu që 23-vjeçari Fareed u dënua me 11 vite burg, 26-vjeçari tjetër Faizaan Fareed me 10 vite burg, ndërsa 45-vjeçari Shaw me 6 vite burg.

Bota Britania e Madhe