Kukësi gjen vazhdimësinë në Superligë, duke siguruar fitoren e dytë radhazi. Në ndeshjen e javës së 16, skuadra verilindore mundi 2-1 Bylis. Por deri te sukdesi, të besuarit e Hallaçit duhet të përmbysnin epërsinë e miqve. Bylis suprizoi në minutën e 26, duke kaluar në avantazh me Stojanovic. Kuksianët kaluan frikën në minutën e 40, kur Ibrahimi barazoi shifrat në pjesën e parë. Pas pushimit, Eze në të 57-ën ktheu rezultatin, duke vulosur fitoren e Kukësit, që ngjitet në vendin e katërt me 23 pikë.
Skënderbeu ka zhgënjyer në shtëpi përballë një rivali direkt si Apolonia, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1.
Të dy golat u shënuan me 11-metërsh, teksa Meksi zhbllokoi sfidën në minutën e 52, ndërkohë që Gjata vendosi baraspeshën po nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë rezultat, korçarët mbeten në vendin e fundit me 12 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të 9, ndërkohë që Apolonia ka kaluar në vendin e 8 me 13 pikë.
Skënderbeu kishte plot 10 vite që nuk zhgënjente në shtëpi ndaj Apolonisë, barazimi i fundit në kampionat në Korçë rezulton më 21 prill 2010. Në sfidën e radhës Skënderbeu do të presë Kukësin, ndërkohë që Apolonia luan në shtëpi ndaj Tiranës.