Kronike16 Qershor 2022, 17:50

Kultivonin kanabis në shtëpitë e marra me qira”, shkatërrohet rrjeti i drogës në Spanjë; në pranga edhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Kultivonin kanabis në shtëpitë e marra me qira”,

Policia spanjolle ka goditur sot një grupi kriminal që kultivonin kanabis në rajonin e Katalonjës, ku flitet se në mes tyre ka dhe shqiptarë të përfshirë.

Sipas informacioneve gjatë operacionit policor janë arrestuar 56 persona të moshave nga 19-58 vjeç, që kultivonte kanabis, të arrestuar janë edhe krerët e grupit kriminal.

Policia spanjolle asgjësoi 24 parcela me mbi 22 mijë e 600 bimë kanabis, u sekuestruan 166 kg kanabis si dhe 225 mijë 765 euro cash, një armë gjahu, një revole, një pistoletë me ajër të ngjeshur dhe armë të ndryshme me tehe.

Sipas autoriteteve spanjolle, grupi kriminal ishte një ndër rrjetet më të mëdha të prodhimit dhe shpërndarjes së kanabisit, ata vepronin në këtë mënyrë, duke marrë shtëpitë me qira dhe më pas i kthenin në plantacione për kultivimin e lëndëve narkotike.

56 persona e arrestuar, nga mosha 19 deri në 58 vjeç, tani më përballen me akuzat, krim kundër shëndetit publik, në fushën e trafikut të lëndëve narkotike, të krijimit të organizatës kriminale dhe mashtrimit me energjinë elektrike.

Kronike Arrestohen shqiptarë Spanjë