Aktualitet23 Tetor 2018, 20:11

Kunati i Bashës i vjedh shtetit 300 milionë lekë, s’ka paguar taksën për 2 miliardë lekët që u ka marrë oligarkëve.

Shkruar nga Pamfleti
Kunati i Bashës i vjedh shtetit 300 milionë lekë, s’ka

Kunati i Bashës i vjedh shtetit 300 milionë lekë, s’ka paguar taksën për 2 miliardë lekët që u ka marrë oligarkëve. Do ta thërrasë Arta Marku për hetim?!

Organet tatimore duhej ta kishin kallzuar direkt penalisht Kunatin e Bashës për këtë evazion fiskal, para që mund të shkonin fare lehtë dhe për zbutjen e varfërisë për të cilën qahet aq shumë opozita. Dhe organi i akuzës duhej të kishte filluar hetimin me kryesisht. Për shmangie taksash kanë paguar me burg dhe ikona të futbollit botëror

Në kulmin e debatit për propozimin e Lulzim Bashës që politikanët të kalonin në Vetting për lidhjet me krimin, duke përjashtuar hetimin e pasurisë së tyre dhe të afërmëve të lidhur me ta, zbulohet se është Kunati i kreut të PD ai që ka rrjepur biznesmenët.

Media përmes dokumenteve dhe faturave denoncoi Kunatin e Bashës se të gjitha kompanitë e mëdha, të cilat Basha i quan oligarkë, kanë kontraktuar për konsulencë, kompaninë e kunatit dhe bashkëshortes së kreut të PD.

Sipas këtyre dokumenteve rezultonte se njëra prej kompanive të Kunatit dhe Aurela Bashës, “LANDMARK” faturonte një shumë prej mbi 2 miliardë lekësh nga këto kompani “oligarke”, të cilët Lulzim Basha i përmblodhi në një listë dhe i publikoi si klientelë të Ramës.

Por media dhe politika më shumë u morën me faktin se Kunati i Lulzim Bashës kishte marrë 2 miliardë lekë nga bizsmesmenët të cilët kishte akuzuar kreu i PD si oligarkë të Edi Ramës.

Edhe Basha i qëndroi kësaj linje, teksa nënvizoi se Kunati i tij ka bërë biznes, që s’ka lidhje me faktin se është i afërm i tij. Por fakti qëndron diku tjetër, tek avazioni fiskal që ka realizuar Kunati i Lulzim Bashës, duke vjedhur shtetin shqiptar.

Sipas informacionit zyrtar, Kunati i Bashës ka derdhur në shtet tatim fitim vetëm për shumën e 40 milionë lekëve. Ndërkohë që shuma e marrë me faturë nga bizneset është 2 miliardë lekë.

Pra Kunati i Lulzim Bashës nuk ka derdhur asnjë tatim në arkën e shtetit për shumën prej 1.94 miliardë lekë, e cila shkon në shifrën e 300 milionë lekëve në total, me të gjitha përllogaritjet.

Pra Kunati i Bashës ka shmangur tatimin sipas ligjit, duke i vjedhur arkës së shtetit shqiptar plot 300 milionë lekë dhe kjo vetëm për një kompani të deklaruar zyrtarisht dhe me fatura të hedhura në sistem.

Ajo që vihet re në këtë rast është fakti se, organet ligjzbatuese shqiptare, ashtu sikurse mediat dhe organet zyrtare tatimore, janë mjaftuar me faktin se Kunati i Lulit ka marrë nga biznesi i akuzuar si oligark i Ramës, 2 miliardë lekë.

Ndërkohë që organet tatimore Kunatin e Bashës duhej ta kishin kallzuar direkt penalisht për këtë evazion fiskal me një dëm kolosal për arkën e shtetit shqiptar, para që mund të shkonin fare lehtë dhe për zbutjen e varfërisë për të cilën qahet aq shumë opozita.

Nga ana tjetër prokuroria shqiptare, dhe në mungesë të një kallzimi penal nga organet tatimore, duhej të kishte filluar menjëherë hetimet me kryesisht, pasi bëhet fjalë për një shmangie të madhe të taksave nga Kunati i Lulit.

Për shmangie taksash kanë paguar me burg dhe ikona të futbollit botëror, ndërkohë që Kunati i ka shpëtuar dhe aksionit të fundit të organeve ligjzbatuese shqiptare që dërguan në burg dhe dy ish deputetë të PS.

Tashmë mbetet dileme: Do ta thërrasë Arta Marku Kunatin e Bashës të paktën për ta pyesur për këtë evazion fiskal me vlerë 300 milionë lekë?! Mbetet për t’u parë nëse sërish Prokuroria do të aplikojë mënyrën ‘parciale’ të hetimit./Pamfleti

Kryesore 300 milione leke Arta Marku kunati i bashes Lulzim Basha Vjedhje