Politike23 Janar 2023, 12:07

Kundërshtia e ndërkombëtarëve për amnistinë fiskale, Balla mban “sekret” draftin që është diskutuar mes BE dhe qeverisë

Shkruar nga Pamfleti
Kundërshtia e ndërkombëtarëve për amnistinë

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla është shprehur drafti i amnistisë fiskale nuk ka shkuar ende në Kuvend. Balla ka bërë me dije se drafti nuk do kalojë me procedurë të përshpejtuar.

“Sapo të vijë do të informoheni, por ju e dini që ajo nuk kalon me procedurë të përshpejtuar”, është shprehur ai në një dalje për mediat pas mbledhjes së PS.

I pyetur se çfarë ka kërkuar BE për draftin e amnistisë fiskale, socialisti nuk preferoi të japë shumë detaje, ku tha vetëm se ka pasur një dialog mes ministres dhe ekspertëve të Delegacionit.

“Nga informacioni që kemi marrë nga ministrja, ka pasur një dialog konstruktiv me ekspertët e Delegacionit. Rekomandimet e BE-së do të merren në konsideratë nga ana jonë.”, sqaroi Balla.

Balla tha se diskutuan në mbledhje për seancën plenare për ndryshimet në buxhet, kur përmes pakos së madhe do u vihet në ndihmë pensionistëve.

Një çështje tjetër që ka mbetur pezull është zgjedhja e një Avokati të ri të Popullit. Ende nuk ka propozime sa i përket kësaj çështje.

Politike amnistia fiskale. drafti. BE Taulant Balla