Politike18 Nëntor 2022, 14:45

Kundërshtimi i opozitës për Portin e Durrësit, Ngjela: Ata nuk i pyet kush, PS ka shumicën në parlament

Shkruar nga Pamfleti
Kundërshtimi i opozitës për Portin e Durrësit, Ngjela: Ata

Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar si “Zë në shkretëtirë” kundërshtimin e opozitës për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Avokati shtoi se opozita nuk pyetet në këtë rast sepse është çështje ligjore.

“Kush i pyet ata, ajo është çështje ligjore. Kush ka shumicën në parlament e bën, çfarë do bëjnë këta? E para kjo, e dyta është një vlerë shumë e madhe për Shqipërinë.”, u shpreh Ngjela.

Sipas tij është injorancë të kërkosh konkurrencë në një projekt kaq të madh. Për më tepër, Ngjela theksoi se porti është pjesë ekskluzive e parlamentit shqiptar. Ai është i mendimit se me portin do të vijë dhe një zhvillim i madh i Shqipërisë.

“Është një fat për Shqipërinë, do të ketë impakt shumë të madh në GDP-në e Shqipërisë dhe menjëherë pas kësaj do shikoni që do ketë rritje rrogash e veprime. Është gjë shumë e madhe, duhet të realizohet patjetër.”, deklaroi avokati.

Ndërkohë i pyetur nëse opozita nuk do të kishte fuqi ta ndalonte këtë projekt, Ngjela u përgjigj “Ku ka fuqi Moska në Tiranë?”

Politike opozita porti i Durresit spartak Ngjela