Sport30 Janar 2022, 20:50

Kupa e Afrikës/ Tensione mes Egjiptit dhe Marokut, ish-lojtarit të Interit i ulin mbathjet (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Afrikës/ Tensione mes Egjiptit dhe Marokut, ish-lojtarit të

Kupa e Afrikës/ Tensione mes Egjiptit dhe Marokut, ish-lojtarit të Interit i ulin mbathjet (Foto-Video)

Salah dërgoi kombëtaren e tij në gjysëm-finale me një performancë fantastike përballë Marokut. Por ajo që bëri më shumë përshtypje në këtë sfidë ishte tensioni mes skuadrave, ku ndërhynë dhe gjyqtarët. 

Mbrojtësit të PSG, Ashraf Hakimi, iu bë një ndërhyrje nga dy lojtarë, Omar Marmush dhe Mustafa Muhamed. Ky i fundit ra në tokë së bashku me Hakimin dhe tërhoqi tutat e mbrojtësit. 

Pas kësaj u krijua një situatë tensioni nga të dyja skuadrat, të cilat u mblodhën drejt arbitrit. Sulmuesi Munir El-Hadadi u tensionua shumë dhe po i kërkonte llogari të tepërt arbitrit N’Diaje, i cili nuk rezistoi dhe e shtyu sulmuesin duke e rrëzuar atë në tokë. 

Sport Egjipt-Marok ish-lojtari i Interit Kupa e Afrikës