Sport 7 Janar 2023, 19:49

Kupa e Anglisë/ Golat e Armando Dobrës nuk mjaftojnë, Çesterfilldi luan kualifikimin në ndeshjen e kthimit

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Anglisë/ Golat e Armando Dobrës nuk mjaftojnë,

Kupa e Anglisë/ Golat e Armando Dobrës nuk mjaftojnë, Çesterfilldi luan kualifikimin në ndeshjen e kthimit

Armando Dobra dha spektakël në Kupën e Anglisë, por dy golat e tij nuk mjaftuan që ekipi të fitonte dhe të kualifikohej në fazën tjetër. Sfida mes Çesterfilld dhe Uest Bromuiç u mbyll me rezultatin e barabartë 3-3.

Tashmë ish-sulmuesit të kombëtares Shpresa do t’i duhet t’i tregojë sërish aftësitë e tij në ndeshjen e kthimit.

Dobra shënoi golin e barazimit në minutën e 36 të ndeshjes, duke finalizuar një aksion të shpejtë të skuadrës.

Në minutën e 41, ai i dha avantazhin e përkohshëm 3-2 skuadrës së tij në një aksioni që e nisi dhe pastaj e përmbylli vetëm me një goditje predhë para portës.

Dobra ka shënuar 3 gola me fanelën e Çesterfilldit në kampionat në 16 ndeshje në National League, kategorinë e pestë angleze ku ai aktivizohet.

Sport Armando Dobra Çesterfilld ish-sulmuesi i Shpresave Kupa e Anglisë