Sport26 Nëntor 2022, 08:55

Kupa e Botës: Argjentina në fushë për fitore, Franca përballet me Danimarkën, Polonia e Lewandowsit në sfidë me Arabinë Saudite

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Botës: Argjentina në fushë për fitore, Franca

Kupa e Botës: Argjentina në fushë për fitore, Franca përballet me Danimarkën, Polonia e Lewandowsit në sfidë me Arabinë Saudite

Kupa e Botës në ditën e shtatë të saj do të tregojë fatin e një përfaqësueseje si Argjentina, por edhe të kampionëve në fuqi të Francës, që mund të sigurojnë biletën për në turin tjetër.

Sot do të luhen 4 sfida të vlefshme për grupet e Kupës së Botës.

Dita do të startojë me Tunizi-Australi, ku në orën 11:00 skuadrat do të luajnë për një tentativë për të bërë mrekullinë në rënditjen e grupit.

Ndeshja pasuese, ajo e orës 14:00 do të jetë midis Polonisë dhe Arabisë Saudite. Këta të fundit, pasi bënë mrekullinë në ndeshjen ndaj Argjentinës, do të tentojnë përsëri sot të bëjnë të njëjtën gjë përballë polakëve të Lewandowskit.

Sfidë interesante do të jetë ajo e orës 17:00, ku Franca do të përballet me një ekip kompakt dhe aspak të lehtë, me atë të Danimarkës.

Mbrëmja do të mbyllet me një përplasje latine, ku Argjentina e Messit do të përballet me Meksikën në orën 20:00. Të kaltërit e Scalonit nuk kanë gjë në mendjen e tyre sot përveç se fitores së detyrueshme, pasi hapi fals do të detyronte ata të bënin gati valixhet.

Sport Kupa e Botës