Ditën e sotme u luajt ndeshja Brazil-Zvicër, e vlefshme për Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Katar. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 duke bërë që Brazili të sigurojë kualifikimin.
Ndërkohë që në shkallët e stadiumit nuk ka munguar flamuri kuq e zi, i cili është shfaqur mes tifozëve gjatë ndeshjes Brazil-Zvicër në Katar. Kjo përkon pikërisht me ditën e Flamurit ndërsa Shqipëria feston 110-vite nga krijimi i shtetit.