Sport 2 Dhjetor 2022, 19:57

Kupa e Botës/ Zotohet reperi shqiptar: Nuk do të këndoj më në Zvicër nëse humbet ndaj Serbisë

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Botës/ Zotohet reperi shqiptar: Nuk do të këndoj më

Kupa e Botës/ Zotohet reperi shqiptar: Nuk do të këndoj më në Zvicër nëse humbet ndaj Serbisë

Rreperi kosovar me famë ndërkombëtare, Gashi, ka deklaruar se nuk do të këndojë më në Zyrih nëse kombëtarja zvicerane humbet ndaj Serbisë. Kjo për shkak se këngëtari do të mbajë një koncert në Zvicër ditën e shtunë.

Nëse Zvicra humb ndeshjen sot…jo vetëm që do të qaj por të shtunën do të jetë koncerti im i fundit në Zvicër përgjithmonë.”, ka shkruar ai. Më pas, reperi shprehet se ka marrë shumë komente të tipit “shpresoj që të humbë në mënyrë që të mos shkojë më atje për të kënduar”.

Ai shprehet se në SHBA paguhet shumë më tepër se sa në Zvicër. Siç shton ai, me paratë që merr për një koncert në Zvicër mund të blejë dy xhaketa Prada, por këtë gjë e bën për të qenë më pranë fansave të tij.

Kujtojmë që Zvicra do luajë ndaj Serbisë ditën e sotme në orën 20:00, dhe dy shqiptarët, Xhaka dhe Shaqiri janë pjesë e formacionit. Të dyja kombëtaret do luftojnë për të siguruar një vend në fazën 1/16 të Kupës së Botës në Katar.

Sport gashi rreperi kosovar me famë ndërkombëtare Zvicër-Serbi