
Kupa e Italisë/ Autogoli dënon Fiorentinën ndaj Juventusit, bardhezinjtë ia dalin në Firence, lojtari shpërthen në lot (Video)
Fiorentina u mposht në shtëpi nga Juventusi në sfidën e parë të Kupës së Italisë, me shifrat 0-1.
Sfida nuk pati shumë emocione, ku të dyja skuadrat luajtën mbyllur që të mos pësonin, për të shkuar në sfidën e radhës më të sigurt, por Fiorentina e pësoi nga lojtari i tyre.
Vendasit krijuan më shumë raste, të cilët i shkuan pranë golit dy herë, me Torreiran dhe Ikone, me këtë të fundit që u ndal nga shtylla.
Nga ana tjetër, Juventusi nuk tentoi shumë, por në pjesën e dytë, ishi i Fiorentinës, Dushan Vlahoviç, ishte shumë pranë një goli, por goditja e tij u ndal nga Terraçiano.
Në minutën e fundit të takimit, një harkim në zonë nga ana e Kuadrados, u devijua nga Venuti, i cili nuk e ndaloi dot topin të shkonte në portën e tij
Finalisti do të vendoset në sfidën e kthimit në Torino, që është parashikuar të luhet në datën 21 prill.