Përfundon ndeshja e Kupës së Italisë. Juventusi kualifikohet në çerek-finale, pasi mundi Xhenoan me rezultatin 3-2. Kulusevski zhbllokoi shifrat për bardhezinjtë në minutën e 2 të takimit. Pas 21minutash, Juventusi gjeti golin e dytë me Alvaro Moratan. Spanjolli mori një asist nga autori i golit të parë, nuk vonoi, por goditi dhe shënoi.
Në minutën e 28 Sibora shkurtoi diferencën për Xhenoan, duke rihapur sfidën. Në minutën e 74, Melgoni gjeti edhe golin e barazimit ndaj Juventusit me anë të një perle, që me goditje nga jashtë zone mposhti portierin Bufon.
Në minutën e 105, Juventusi gjeti golin e fitores dhe të kualifikimit me Rafia. Tuniziani është pjesë e Juventus U-23, i marrë në vitin 2019 nga të rinjtë e Lionit në Francë për 400 mijë euro. 21-vjeçari bëri sot debutimin me ekipin e parë të Juventusit.