
Kupa e Italisë/ Kristjan Asllani çon në shtëpi Berat Gjimshitin, Interi kualifikohet në gjysmëfinale (Video)
Interi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Zikaltërit kanë mposhtur 1-0 Atalantën me golin e realizuar nga Darmian në minutën e 57.
Në minutën e 72, trajneri Inzagi futi në lojë edhe Kristjan Asllanin.
Mesfushori i kombëtares shqiptare bëri një performancë të kënaqshme, ndërsa nga kampi tjetër ishte në fushë nga minuta e parë Berat Gjimshiti. Këtu përfundon aventura në Kupën e Italisë për shtatlartin e fazës difensive të Atalantës.
DARMIAAAAAAAAAAAAN 1-0 pic.twitter.com/nmAXwX3Rw7
— InterGIFs (@InterGIFs1908) January 31, 2023