
Kupa e Italisë ngre sot siparin, Kristjan Asllani në fushë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Parmës
Pritja merr fund! Trajneri i Interit, Simone Inzagi ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë lojtarin shqiptar Kristjan Asllani në ndeshjen ndaj Parmës, e vlefshme për Kupën e Italisë.
Zikaltërit janë një nga favoritët kryesorë për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni.
Formacionet zyrtare të ndeshjes Inter-Parma:
Inter (3-5-2): Onana; D’Ambrosio, De Vraj, Bastoni; Damfris, Galiardini, Asllani, Mkitarjan, Gosens; Lautaro Martinez, Korrea.
Parma (4-2-3-1): Bufon; Kulibali, Romanjoli, Valenti, ostervele; Bernabe, Sohm; Man, Vazkez, Bendizhak; Ingleze.