Sport28 Shtator 2022, 17:20

Kupa e Shqipëria/ Partizanit nuk i bën “derman” as stadium i ri, Tirana bën detyrën, Egnatia nuk fal në raundin e parë

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Shqipëria/ Partizanit nuk i bën “derman” as stadium

Kupa e Shqipëria/ Partizanit nuk i bën “derman” as stadium i ri, Tirana bën detyrën, Egnatia nuk fal në raundin e parë

Kupa e Shqipërisë luajti ndeshjet e turit të parë, me surprizat që nuk munguan në Grupin A. Partizani nuk e inauguroi siç duhet stadiumin e ri, ku ngeci përballë Orikut me rezultatin 0-0.

Nga ana tjetër, rivalët e të kuqve, Tirana, mundën pa vështirësi Koplikun me rezultatin 0-3.

Në këtë grup, gjithashtu fitore mori dhe Lushnja, e cila mundi me rezultatin e pastër 2-0 Tërbunin e Pukës.

Ndeshjet e kthimit do të luhen në datën 12 tetor, kur Partizani nuk do të kërkojë që të surprizohet, ndërsa Tirana dhe Lushnja do të luajnë për të ruajtur rezultatet e tyre.

Nuk fal Dinamo. Blutë e kryeqytetit vuajtën ndaj Butrintit, por në fund morën një fitore 0-1. Goli i Denilson në minutën e 56 vulosi fatet e takimit.

Në grupin B, Burreli mundi Tomorin 2-1, ndërsa Shkumbini pësoi disfatë 0-3 ndaj Egnatias.

Ndeshjet e Grupit A

Partizani 0-0 Oriku

Veleçiku 0-3 Tirana

Lushnja 2-0 Tërbuni

Butrinti 0-1 Dinamo

Grupi B

Burreli 2-1 Tomori

Shkumbini 0-3 Egnatia

Sport Dinamo Egnatia Kupa e Shqipërisë Partizani Tirana