Sport11 Tetor 2022, 15:25

Kupa e Shqipërisë/ Laçi kalon në turin e dytë “pa djersitur”, Devolli dorëzohet në Kurbin

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Shqipërisë/ Laçi kalon në turin e dytë

Kupa e Shqipërisë/ Laçi kalon në turin e dytë “pa djersitur”, Devolli dorëzohet në Kurbin

Kupa e Shqipërisë po luan sfidat e kthimit të turit të parë.

Laçi mposhti pa “djersitur” Devollin në shtëpi me rezultatin 5-0 duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 7-0, duke kaluar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Për kurbinasit shënuan Prengaj në minutën e 23, më pas goli i dytë u realizua nga Babatunde në minutën e 36 dhe pas dy minutash, ekzaktësisht në minutën e 38 ishte Geci ai që shënoi të tretin për Laçin.

Serinë e golave e vazhdoi sërish Geci në minutën e 66 dhe Babatunde vulosi takimin me shifrat 5-0 në minutën e 71. Në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, Laçi do të ndeshet me fituesin e çiftit Tomori-Burreli.

Sport Devolli Kupa e Shqipërisë Laçi