Sport18 Janar 2023, 15:25

Kupa e Shqipërisë/ Mbyllet pa histori dueli Apolonia-Kukësi, sulmuesi debutues i jep fitoren Egnatias ndaj Skënderbeut

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Shqipërisë/ Mbyllet pa histori dueli Apolonia-Kukësi,

Kupa e Shqipërisë/ Mbyllet pa histori dueli Apolonia-Kukësi, sulmuesi debutues i jep fitoren Egnatias ndaj Skënderbeut

Janë mbyllur dy ndeshjet e tjera të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. 90-minutëshi i sfidës në Fier është pa shumë histori, ku asnjëra nga skuadrat nuk ka mundur të gjejë golin dhe të fitojë ndeshjen.

Pavarësisht disa rasteve nga të dyja ekipet, asnjëra prej tyre nuk arriti të shkundë rrjetën e kundërshtarit.

Tashmë ekipet do përballen në ndeshjen e kthimit më 2 shkurt.

Në ndeshjen tjetër, Egnatia bëri një hap drejt çerekfinaleve, pasi fitoi 0-1 në Korçë ndaj Skënderbeut.  Paulauskas shënoi në minutën e 95, duke debutuar me gol për rrogozhinasit.

Në orën 16:00 do të luhet edhe takimi mes Erzenit dhe Teutës, në “Niko Dovana”, një derbi që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël deri në fund.

Rezultatet e Kupës së Shqipërisë:

1-Skënderbeu-Egnatia 0-1

2-Apolonia-Kukësi        0-0

3-Teuta-Erzeni (oa 16:00)

Sport Apolonia Egnatia Kukësi Kupa e Shqipërisë Skënderbeu