Sport 2 Shkurt 2023, 15:34

Kupa e Shqipërisë pa surpriza, ekipet e Superiores sigurojnë biletat e çerekfinaleve

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Shqipërisë pa surpriza, ekipet e Superiores sigurojnë

Kupa e Shqipërisë pa surpriza, ekipet e Superiores sigurojnë biletat e çerekfinaleve

Janë mbyllur 6 sfidat e kthimit në Kupën e Shqipërisë, ku skuadrat e Superiores ia kanë dalë të sigurojnë biletat për në çerekfinale.

Kështu Kukësi “likuidoi” Apoloninë në “Kukës Arena”. Verilindorët fituan 5-0 ndaj fierakëve, teksa shënoi Peposhi në minutën e 18 të pjesës së parë. Ndërkohë në fraksionin e dytë u shënuan edhe 4 gola të tjerë. Barbosa në minutën e 49, Domi në minutat 65 dhe 82 dhe Basha në minutën e 68 vulosën kualifikimin.

Fitore siguroi edhe Partizani ndaj Korabit. “Demat” fituan 2-0 me golat e Sotës në minutën e 37, Da Silvës në minutën e 43 dhe Hotit në minutën e 62. “Të kuqtë” vazhdojnë rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë me rezultatin e përgjithshëm 6-1.

Tirana fitoi 1-0 sfidën në “Selman Stërmasi”, teksa u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 4-0 ndaj Lushjes. Regi Lushkja shënoi golin e parë me bardheblutë në minutën e 59.

Edhe Laçi kaloi pa vështirësi në turin tjetër. Kurbinasit mposhtën 2-1 Tomorin, ku Biba në minutën e 61 dhe Myrta në minutën e 83 debutuan me gol te bardhezinjtë. Lamçe shënoi për beratasit.

Dueli mes Kastriotit dhe Dinamos i zhvilluar në Kamzë është mbyllur 0-0, por në fazën tjetër kalojnë krutanët që fituan në takimin e parë me shifrat 3-1.

Ndërkohë takimi mes Egnatias dhe Skënderbeut u mbyll në barazim 1-1. Autogoli i Agbekpornu në minutën e 45+4 i dha zemër kurçarëve. Vetëm kaq, pasi në minutën e 55 shënoi Fernandos për të barazuar shifrat. Me rezultat të përgjithshëm kualifikohen rrogozhinasit, pasi takimi i parë përfundoi 1-0 për djemtë e Tetovës.

Sport Kupa e Shqipërisë Partizani Tirana Vllaznia