Sport 9 Mars 2022, 15:59

Kupa e Shqipërisë/ Partizani “peshkon” Vllazninë, Teuta përballet me Laçin, ja datat e 2 ndeshjeve gjysmëfinaliste

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Shqipërisë/ Partizani “peshkon” Vllazninë,

Kupa e Shqipërisë/ Partizani “peshkon” Vllazninë, Teuta përballet me Laçin, ja datat e 2 ndeshjeve gjysmëfinaliste

Mësohen dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Partizani ka “peshkuar” Vllazninë dhe Teuta do të përballet me Laçin. Dy çifte të forta, me skuadrat që kërkojnë të fitojnë trofeun, të cilin herën e fundit e fitoi skuadra shkodrane.

Për Teutën shihet edhe si e vetmja mundësi për të shkuar në Evropë, pasi përmes kampionatit do të duhej një mrekulli. I vetmi ekip nga katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë në garë edhe për titull është Laçi, i cili po mundohet të rivalizojë Tiranën kryesuese.

Kurbinasit duken shumë afër Evropës përmes kampionatit dhe nëse triumfojnë edhe në Kupë, atëherë në Evropë do të shkojë vendi i katërt i Superligës. Partizani dhe Vllaznia janë pak a shumë në pozita të njëjta. Takimet e para do të fazës gjysmëfinale do të zhvillohen më 30 mars, ndërsa ndeshja e kthimit më 13 prill.

Sport Kupa e Shqipërisë Laçi Partizani Teuta Vllaznia