Sport 3 Shkurt 2023, 18:06

Kupa e Shqipërisë/ Teuta eliminon Erzenin, durrsakët gjejnë Kukësin në çerekfinale

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Shqipërisë/ Teuta eliminon Erzenin, durrsakët gjejnë

Kupa e Shqipërisë/ Teuta eliminon Erzenin, durrsakët gjejnë Kukësin në çerekfinale

Teuta ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Erzenin dhe është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Goli i Grudës në minutën e 83 rezultoi vendimtar për këtë sfidë, pasi takimi i parë mes këtyre 2 skuadrave ishte mbyllur në barazim 1-1.

Një pjesë e parë e “vakët” në ‘Niko Dovana’, me raste të pakta. 45 minutat e dyta folën më shumë për durrsakët, të ciët do të sfidojnë Kukësin për një vend në gjysmëfinale.

Sport Erzeni Kupa e Shqipërisë Teuta