
Kupa e Shqipërisë/ Teuta gjen Kukësin, Partizani “peshkon” Vllazninë, ja çiftet dhe datat kur do të luhen ndeshjet çerekfinale
Janë mbyllur 8 ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, ku u përcaktuan edhe 8 skuadrat çerekfinaliste të këtij edicioni. Këto 8 ndeshje u zhvilluan të ndara në dy ditë, të enjten dhe të premten, teksa takimi që uli siparin e kësaj faze ishte Teuta-Erzeni. Partizani, Kukësi, Laçi, Tirana, Kastrioti, Egnatia, Vllaznia dhe Teuta janë 8 ekipet që do të vazhdojnë garën për të fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.
Në turin tjetër, Teuta do të përballet me Kukësin, sipas skemës së paracaktuar nga FSHF që i kishte vendosur këto skuadra si pjesë e Grupit B të aktivitetit. Ndërkohë, çifti tjetër çerekfinal i këtij grupi është caktuar nga ndeshjet e djeshme, me një përballje mes Egnatias dhe Laçit.
Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të luhen më datë 1 mars, ndërsa sfidat e kthimit do të luhen më datë 15 mars.
Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:
Kastrioti – Tirana
Vllaznia – Partizani
Egnatia – Laçi
Teuta – Kukësi