Sport12 Tetor 2022, 16:21

Kupa e Shqipërisë/ Tirana dhe Partizani kualifikohen në raundin e dytë, Vllazni-Flamurtari shkon në shtesë

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Shqipërisë/ Tirana dhe Partizani kualifikohen në raundin e

Kupa e Shqipërisë/ Tirana dhe Partizani kualifikohen në raundin e dytë, Vllazni-Flamurtari shkon në shtesë

Grupi A i Kupës së Shqipërisë ka luajtur ndeshjet E kthimit, duke mbyllur kështu turin e parë dhe duke mësuar skuadrat që janë kualifikuar në turin e dytë.

Kështu Lushnjës, Bylisit dhe Dinamos, i bashkohen edhe Tirana, Partizani, Vllaznia, Kastrioti dhe Korabi.

Bardheblutë kryeqytetas u mjaftuan me një barazim përballë Veleçikut, me rezultatin 2-2. Edhe pse sfida nisi mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë, Tirana nuk i lejoi vetes gabime dhe shënoi dy herë me Zhivanajn.

Partizani bëri detyrën përballë Orikut, duke triumfuar me rezultatin 0-2, ndërsa Vllaznia mposhti minimalisht Flamurtarin, dhe ndeshja shkoi në shtesë.

Kastriotit i mjaftoi një barazim 0-0 në Vorë, duke u kualifikuar me rezultatin e ndeshjes së parë, që ishte 1-0 për krutanët, ndërsa Korabi nuk gaboi përballë Besës, duke triumfuar me rezultatin 3-0.

Rezultatet e Kupës së Shqipërisë:

1-Tirana   2-2 Veleçiku

2-Partizani  2-0 Oriku

3-Vllaznia    1-0 Flamurtari  (shtesë)

4-Vora    0-0  Kastrioti

5-Korabi    3-0  Besa

6-Kukësi 2-0 Labëria

7- Egnatia 3-0  Shkumbini

8-Erzeni 4-0 Turbina

9-Skënderbeu 3-0  Maliqi

10- Tomori 1-0 Burreli

Sport Kupa e Shqipërisë Partizani Tirana Vllaznia