Sport19 Nëntor 2022, 16:45

Kuqezinjtë kërkojnë ta mbyllin vitin me fitore, Muçi-Skuka udhëheqin sulmin ndaj Armenisë në “Air Albania”

Shkruar nga Pamfleti
Kuqezinjtë kërkojnë ta mbyllin vitin me fitore, Muçi-Skuka

Kuqezinjtë kërkojnë ta mbyllin vitin me fitore, Muçi-Skuka udhëheqin sulmin ndaj Armenisë në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit për vitin 2022. Në “Air Albania” do të ketë përballë Armeninë, me takimin që do të nisë në orën 17:30. Kuqezinjtë të udhëhequr nga Edi Reja do të kërkojnë ta mbyllin me fitore një vit që rezultoi më shumë se i vështirë për ta, duke mos ia dalë të sigurojnë asnjë fitore që nga nëntori i vitit 2021.

Kuqezinjtë vijnë me shumë ndryshime në formacion në krahasim me 11-tëshen ndaj Italisë. Portën do ta mbrojë gardiani Berisha ndërsa para tij pritet treshja Kumbulla-Mihaj-Adrian Bajrami. Lenjani sëbashku me Hadroj do të jenë krahët e mesfushës së përbërë me Çokaj, Asllani dhe Laçi, ndërsa sulmi do t’i besohet dyshes Muçi-Skuka.

Sport Armenia ndeshja miqësore Shqipëria