Aktualitet19 Maj 2018, 12:44

Kur ikën nga banesa familjarët e dëshmitarit X, fqinja: Mori në qafë fëmijët, çfarë i duhej atij politika

Shkruar nga Pamfleti
Kur ikën nga banesa familjarët e dëshmitarit X, fqinja: Mori

Kur ikën nga banesa familjarët e dëshmitarit X, fqinja: Mori në qafë fëmijët, çfarë i duhej atij politika

“Nuk e di çfarë i duhej politika…Ka marrë fëmijët më qafë”, kështu shprehen banorët e lagjes “Partizani”, ku jetonte prej vitesh “dëshmitari X”.

Fqinjët kanë mbetur të habitur nga shfaqja e videos ku Albert Veliu rrëfeu për 16 minuta me zë dhe me figurë se ka bëshkëpunuar me Agron Xhafajn vite më parë në fushën e drogës

Ata shprehen se nuk e kishin parë prej ditësh Albertin dhe shtojnë më tej për “Panorama, se bashkëshortja dhe fëmijët kanë braktisur banesën ditën e mërkurë pasdite, pra një ditë para se “dëshmitari X” i audio-përgjimit të vetëidentifikohej.

Fqinjët nuk kanë dijeni se ku strehohet bashkëshortja dhe dy fëmijët e Albert Veliut.

“Deri ditën e mërkurë në drekë gruaja dhe fëmijët ndodheshin këtu. Pastaj pasdite nuk i kemi parë sërish. Prej së mërkurës pasdite shtëpia e tyre është bosh. Ndërsa Albertin nuk e kemi parë prej ditësh këtu. Djalin e madhe kishin në punë, kamarier. Ndërsa gruaja e tij aktualisht ishte pa punë. Kohë më parë kishte punuar, ndërsa tani ishte pa punë. Më thoshte shpesh se shpejt do të futej në punë, shpresonte shumë”, tregon fqinja.

Aktualitet çfarë i duhej atij politika fqinja: Mori në qafë fëmijët Kur ikën nga banesa familjarët e dëshmitarit X